FOTO: Kolona tankesh dhe armatime të rënda, Izraeli gati të sulmojë

0
Gjigandi

Ushtria izraelite po bën gati përgatitjet e fundit përpara se të nisë ofensivën e saj në territorin e Gazës, ku deklaron se do të shkatërrojë militantët e Hamasit.

Mijëra ushtarë, rezervistë, tanke e mjete të tjera të sofistikuara ushtarake janë pozicionuar në kufi në pritje të urdhrit për të sulmuar, që pritet të jepet nga momenti në moment.

Synimi kryesor i ushtrisë pritet të jetë eliminimi i grupit terroristë, shkatërrimi i bazave të tyre, por edhe lirimi i pengjeve, të cilët mendohet të jenë mbi 200.

Prej dy javësh, që nga sulmi i militantëve në territorin izraelit, ushtria ka bombarduar çdo mbrëmje tunelet e Hamasit dhe madje edhe pika e Hezbollahut në Liban.

Pak ditë më parë, trupat u vizituan nga kryeministri Netanyahu dhe ministri i Brendshëm, të cilët falënderuan ushtarët për gatishmërinë dhe iu kërkuan atyre që të luftojnë si “luanë”.

RonaTyra

Ofensiva e Izraelit këtë herë, sipas ekspertëve ushtarakë, pritet të zgjasë në kohë dhe të sjellë një ndryshim të historisë në Lindjen e Mesme, e cila është në pikën e vlimit të një konflikti që mund të përhapet.

Situata në Gaza paraqitet tepër e rënduar, dhe kjo si pasojë e vendimit të Izraelit për të ndërprerë furnizimin me ujë, energji, karburante dhe ilaçe.

Izraeli ka urdhëruar largimin e civilëve nga veriu i Gazës, pjesa më e madhe e cila tashmë e ka zbatuar këtë ultimatum.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu