FOTO: Kërkohet një Avni…

0
Gjigandi

“Kërkohet një Avni” thuhet në këtë mini-afishe të printuar, shpërndarë dhe ngjitur në dyert e lokaleve të frekuentuarat nga rinia në kryeqytet.

Foto është realizuar në një nga lokalet pranë stadiumit “Dinamo”, rruga “Komuna e Parisit” dhe është dërguar në DITA nga një lexues, banor i kësaj zone.

Po kush është Avni Rustemi?

Ai ka hyrë në histori si simbol i vrasjes së politikanëve të korruptuar që shesin interesat e vendit. Avniu vrau në 13 qershor 1920 në Paris, kryeministrin shqiptar në ekzil të asaj kohe, Esat Toptani.

Esati ishte larguar nga Shqipëria dhe strehoej në Francë. Ai kundërshtonte vendimet e delegacionit që përfaqësonte Shqipërinë në Konferencën e Paqes duke negociuar për lëshimin e territoreve të tjera shqiptare në këmbim të rikthimit në pushtet. 

RonaTyra

Avni Rustemi erdhi nga Shqipëria dhe e qëlloi Esat Toptanin dy herë me një pistoletë në rrugën Castiglione pranë hotel Continental në Paris, ku Esati po shkonte të drekonte me nipin e tij Xhemilin dhe një mikeshë të quajtur Eliza.

Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez, me një mbrojtje të ngritur prej Anatole de Monzie mbi tezën e krimit në mbrojtje të interesave të vendit dhe “me mbështetjen e një populli të tërë”.

Pas vdekjes trupi u dërgua nga familja në një depo mortore të Parisit për t’u mbajtur derisa të merrej një vendim se ku do të varrosej përfundimisht. Arka prej plumbi nr. 17 vazhdoi të qëndrojë në depon e rr. D’Aubervilliers të paktën deri në tetor 1921.

Më vonë, eshtrat e Esatit u varrosën në mënyrë thuajse të fshehtë në një lagje të varfër të Parisit.

Në vitin 1929, Bashkia e Parisit vendosi të mbledhë në një vendvarrim të vetëm eshtrat e ushtarëve serbë dhe malazezë, aleatë të Francës, të vrarë në Luftën Botërore.

Edhe eshtrat e Esatit u shpunë në atë parcelë më 2 korrik 1934.

p.c. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu