Dyqani i kompanisë celulare “Vodafone” u grabit mbrëmjen e kësaj të marte.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Autori ka kërcënuar me armë zjarri punonjësit e dyqanit, ka marrë një shumë lekësh dhe ka ikur në drejtim të paditur.
Siç shihet dhe në foton e mësipërme, ai ka qenë i veshur me xhinse blu, një bluzë të kuqe dhe një kapele të zezë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
j.l./ ABC24.AL