FOTO/ Banorja e Pallatit nr. 4 në rr. “Myslym Keta” ankohet se po e nxjerrin në rrugë, por nderkohë kë përfituar shtëpi 2+1 dhe merr bonus qiraje prej 1 viti

0
Gjigandi

Një grua, banore e Pallatit nr. 4 në rr. “Myslym Keta”, që është deklaruar i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit dhe me rrezikshmëri të lartë shembjeje, është ankuar sot në media se Bashkia e Tiranës po e nxjerr në rrugë.

Por, si qëndron e vërteta? Zonja Xhefahire Sufaj është shpallur përfituese e një apartamenti të ri në datën 25 korrik 2022 nga Njësia Administrative nr. 4. Zonja Sufaj ka përfituar nga Bashkia e Tiranës një shtëpi 2+1, ndërkohë që prej një viti e gjysmë merr çdo muaj bonusin e qirasë prej 220 mijë lekësh.

Njësoj si zonja në fjalë, Bashkia e Tiranës ka ndihmuar të gjitha familjet e Pallatit nr.4, të cilat përfitojnë secila nga një shtëpi të re, dhe prej disa muajsh trajtohen me bonus qiraje, ndonëse vijojnë të banojnë në pallatin e dëmtuar, duke rrezikuar jetën e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu