Kancelaritë e Perëndimit dhe ambasadat e SHBA-ve në shumë vende kanë dhënë alarmin me kohë për rritjen e influencës ruse në media dhe rrjetet sociale, që sipas perëndimorëve po përhapin disinformim dhe propagandë.
Por në fakt një nga metodat më të efektshme në një luftë është ajo që ta “luftosh armikun me armët e tij”…
E pra, a nuk ka qenë gjithmonë Perëndimi dhe të parët SHBA-të që gjithmonë i kanë bërë jehonë dhe e kanë kthyer në modë stilin e tyre me anë të publicitetit, reklamës apo kinemasë?
A nuk kanë qenë gjithmonë amerikanët që në filmat e Hollivudit “shpëtonin botën” nga alienët, armiqtë globale, terrorizmi apo edhe nga agjenturat lindore?
Kudo heroi amerikan dhe ai perëndimor triunfonte, kudo SHBA-të ishin më të fortët dhe gjithmonë në sfond diku, valëvitej një flamur me vija dhe me 50 yje, si simboli i fitores dhe lirisë.
Epo duket se tani gjërat kanë ndryshuar dhe erërat po fryjnë nga Lindja, por edhe nga Siberia.
Atë që amerikanët nisën ta eksperimentonin me sukses gjatë Luftës së Dytë Botërore me Gjeneralin George S. Patton, ku provuan se me taktikat e blofit, propagandën dhe disinformimin, mund të fitoheshin edhe beteja kundër ushtrive më të mëdha, duket se sot po e bëjnë me “lehtësi” rusët.
Sipas analistëve të çështjeve ushtarake, prej vitesh Moska dhe ushtria ruse kanë ngritur me mjeshtëri një armatë të madhe agjit-propi militar (propagande ushtarake), që në vitet e fundit është bërë më e mirë edhe se vet Hollivudi.
Rrjetet sociale, mediat, portalet por edhe mendja e opinionit në mbarë botën është mbushur me imazhe të mirë kuruara dhe profesionale, të një ushtrie sa të fuqishme po aq edhe të “bukur”.
E pra kjo ushtri e njohur ndryshe edhe si “ushtria e Putinit”, tashmë është në portat e NATO-s, por me imazhet e saj dhe me propagandën duket se është një hap përpara forcës së Perëndimit.
Imazhet e mëposhtme tregojnë fare mirë se si Ushtria Ruse e ka kthyer propagandën dhe publicitetin në një prej armëve më të mira të saj. Shikoni këtë fotogaleri dhe binduni…:
/Burimi: Priza.al/