FOTO: Aksidenti me 4 të vdekur në Itali, një prej viktimave është mjek shqiptar

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ndodhi dje në Itali, me pasojë vdekjen e katër personave, ndër ta edhe një mjek shqiptar, që udhëtonin me ambulancë.

Ambulanca u përplas me një autobus në tunelin që lidh që lidh Urbinon me Fermignanon dhe shpërtheu në flakë duke bërë që të humbasin jetën shoferi, mjeku shqiptar, infermierja dhe pacienti.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktimat janë mjeku me origjinë shqiptare, Sokol Hoxha, 42 vjeç, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeç, dhe shoferi Stefano Sabbatini, 59 vjeç.

Nga aksidenti humbi jetën edhe pacienti i moshuar, Alberto Serfilippi. Sokol Hoxha studioi në Politeknikumin Marche.

Sokol Hoxha

Në autobus po udhëtonin një grup djemsh, por kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu