Një spital i Alabamës në SHBA ka bërë të ditur se një foshnje e lindur së fundmi ka arritur atë që mund të ndodhë shumë rrallë, duke ardhur në jetë në ditën kur kanë lindur edhe dy prindërit e saj.
Spitali Huntsville për Gratë dhe Fëmijët tha në një postim në Facebook se Cassidy dhe Dylan Scott mirëpritën vajzën Lennon më 18 dhjetor, duke i dhuruar asaj të njëjtën ditëlindje që kishin edhe ata.
Spitali tha se ky ishte një shans “një në 133,000 raste” që nëna, babai dhe foshnja të kenë të njëjtën ditëlindje.
Postimi i spitalit theksonte se procesi i lindjes së Cassidy Scott ka filluar më 17, por Lennon nuk kishte lindur deri në orën 12:30 të mëngjesit të datës 18 dhjetor.