Fol po deshe! Elon Musk heq nga Twitter-i gazetarët që raportuan për të

0
Gjigandi

Një numër gazetarësh të shquar që kanë raportuar për Elon Musk, duket se janë pezulluar përkohësisht ose përgjithmonë nga platforma.

Llogaritë e gazetarëve të teknologjisë në CNN, Washington Post, Mashable dhe New York Times u pezulluan të enjten në mbrëmje. Të gjithë kishin botuar kohët e fundit artikuj në lidhje me një llogari në Twitter që kishte të dhëna për avionin privat të Elon Musk.

Ryan Mac, një gazetar i New York Times, shkroi në një llogari të re në Twitter se atij nuk iu dha “asnjë paralajmërim” përpara se llogaria të pezullohej dhe se ai nuk kishte marrë asnjë komunikim nga kompania për arsyen se pse llogaria e tij ishte “pezulluar përgjithmonë”.

Në një seri postimesh të enjten vonë në Twitter, Musk tha: “Të më kritikosh gjatë gjithë ditës është krejtësisht në rregull, por të raportosh për vendndodhjen time në kohë reale dhe të rrezikosh familjen time nuk është.”

Artikujt rreth Musk që disa gazetarë kishin publikuar përpara se të pezulloheshin llogaritë nuk përfshinin asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij në kohë reale, ose vendndodhjen e ndonjë prej anëtarëve të familjes së tij. Artikujt u fokusuan në ElonJet, një llogari që kishte postuar vendndodhjen e avionit privat të miliarderit teksa udhëtonte në qytete të ndryshme.

RonaTyra

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se nëse këto veprime të Musk konfirmohen si hakmarrje për punën e gazetarëve, do të ishte një “shkelje serioze e të drejtës së gazetarëve për të raportuar lajmet pa frikën e hakmarrjes”.

Një përfaqësues i Twitter tha për Verge: “Pa komentuar ndonjë llogari specifike, mund të konfirmoj se ne do të pezullojmë çdo llogari që shkel politikat tona të privatësisë dhe vë në rrezik përdoruesit e tjerë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu