Deputeti Flamur Noka ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit operatorët e pranishëm në seancë.
Operatorët kanë qenë duke filmuar Berishën teksa shikonte një video në telefonin e tij që i kishte ardhur në “What’s App” dhe Noka i ka vënë re dhe i ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit.
Noka është shprehur me fjalë fyese dhe kërcënuese ndaj tyre.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar pas veprimit të deputetit, duke i thënë se nuk mund të sillet në këtë mënyrë me median e lirë.
“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.
p.k\dita