Filmi “Everything Everywhere All at Once” ishte mbrëmë fituesi i madh me 7 çmime Oscar, mes tyre edhe çmimin si filmi më i mirë. Siç njofton nga Los Anxhelos korrespodenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan me çmim u nderuan regjisorët dhe tre aktorë të këtij filmi.
Shokë që nga koha e kolegjit, regjisorët Daniel Kwan dhe Daniel Sheinert fituan çmimin Oscar për filmin “Everything Everywhere All at Once. Me çmim u nderuan dhe tre aktorë të këtij filmi.
Aktorja 60 vjeçare Michelle Yeoh, e lindur në Malajzi mori çmimin si aktorja më e mirë, duke hyrë në histori si gruaja e parë aziatike që merr këtë çmim, për interpretimin e rolit të një gruaje të zakonshme në filmin “Everything Everywhere All at Once”.
“Zonja, mos lejoni askënd t’u thotë se koha e shkëlqimit tuaj ka mbaruar”, tha ajo ndërsa mori çmimin.
Brendan Fraser fitoi çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në rolin e një burri obez, në filmin “The Whale”. Gara për kategorinë e aktorit më të mirë ishte ndër më të fortat, por në fund ai ia doli të trumfonte ndaj aktorit tjeter Austin Butler.
Filmi “Everything Everywhere All at Once” fitoi dy statuja Oscar në kategorinë e aktorëve më të mirë në rol dytësor.
Aktorja Jamie Lee Curtis fitoi mbrëmë Oscar-in e parë dhe falenderoi mbështetësit e saj. “Sapo fituam një Oscar, së bashku”, tha ajo.
Ke Huy Kuan u vlerësua si aktori më i mirë në rol dytësor për interpretimin e rolit të një bashkëshorti të palumtur.
I lindur në Vietnam, aktori rrëfeu se udhëtimi i tij deri tek çmimi Oscar, nisi nga një kamp refugjatësh në Hong Kong.
“Thonë se histori si këto ndodhin vetëm në filma. Nuk e besoj dot se kjo po më ndodh mua. Kjo është ëndrrra amerikane”, tha ai.
Filmi gjerman “All Quiet on the Western Front”, u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar, si dhe u vlerësua me Oscar për skenografinë, muzikën më të mirë orgjiniale dhe kinematografinë.
Filmi dokumentar që tregon historinë e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i titulluar “Navalny” mori çmimin Oscar si dokumentari më i mirë.
Bashkëshortja e politikanit të burgosur, Yulia Yavalnaya, foli në skenë.
“Bashkëshorti im ndodhet në burg sepse mbron demokracinë. Alexei, ëndërroj ditën kur do të jesh i lirë”, tha ajo.
Filmi i regjisorit meksikan Guillermo del Toro u vlerësua me Oscar si filmi i animuar më i mirë dhe kënga “Naatu Naatu”, e filmit indian “RRR” mori çmimin si kënga më e mirë origjinale. Jimmy Kimmel
Çmimet Oscar shënojnë kulmin e vitit për industrinë e filmit, ku adhuruesit shprehin mbështetjen për filmat e tyre të preferuar, por edhe shijojnë shkëlqimin e yjeve të Hollivudit./VOA