Fillon protesta e pedagogëve, mblidhen para Unversitetit Politeknik

0
Gjigandi

Ka nisur protesta e Pedagogëve, për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, teksa shënohet dita e gjashtë e bojkotit.

Pedagogët kanë deklaruar nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka lexuar një letër të hapur dërguar Presidentit të Republikës, institucioneve kombëtare dhe ambasadave.

Janë nëntë kërkesa që pedagogët i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një peticioni.

Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

RonaTyra

Ndër të tjera SPUSH thekson se është i bindur se çështjet e renditura janë vetëm një pjesë e problematikës me të cilën përballen Universitetet Publike shqiptare sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu