Fifi vjen me këngën “Stop” në Festivalin e Këngës në RTSH

0
Gjigandi

Mbrëmë (e hënë) është duke u zhvilluar edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Në këtë kompeticion muzikor do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 10 prej të cilëve janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Në mbrëmjen e parë ka performuar edhe këngëtarja Fifi, teksa interpretoi projektin e ri “Stop”.

Ajo bëri një paraqitje të mrekullueshme duke u shfaqur me pamje të re – flokë ngjyrë portokalli.

Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për muzikën është përkujdesur edhe producenti Fatjon Miftaraj.

RonaTyra

Arbana Osmani sivjet është në drejtim të Festivalit të Këngës dhe prapa këtij eventi qëndrojnë edhe: Eduart Grishaj, Shpëtim Saraçi, Bojken Lako dhe Eraldo Rexha.

Ky festival duhet theksuar se do të zgjasë deri më 22 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu