Një kërkesë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndarë një mesazh për paqen përpara fillimit të finales së Kupës së Botës të dielën nuk është pranuar nga FIFA, shkruan CNN.
Një burim nga zyra e Zelenskyt tha për median se i kishin kërkuar FIFA-s që Presidenti ukrainas të shfaqej në një video para ndeshjes, por kërkesa ishte refuzuar.
Është e paqartë nëse mesazhi i Zelensky-t do të transmetohej drejtpërdrejt apo do të regjistrohej.
“Ne menduam se FIFA do donte të përdorte platformën e saj për të mirën më të madhe”, tha burimi.
Megjithatë, bisedimet midis Ukrainës dhe organit drejtues të sportit janë ende duke u zhvilluar, shtoi burimi.
a.m/dita