Fier/ Pozitive me Covid infermierja e burgut, u infektua nga e bija

0
Gjigandi

 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 61 raste të reja në vendin tonë.

Përkatësisht, 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.

Rasti pozitiv i shënuar në Fier është një infermiere në burgun e Fierit.

Burime për Top Channel mësojnë se infermieria kishte qenë në Tiranë te e bija, i cila gjithashtu rezulton e prekur nga Covidi.

RonaTyra

Ndërkohë, në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu