Festimet e çmendura në Argjentinë, tifozi ngjitet në majën e Obeliskut 68 metra të lartë dhe rrezikon jetën (video)

0
Gjigandi

Një tifoz u ngjit në majën e Obeliskut të Buenos Aires, i cili është pothuajse 68 metra i lartë, gjatë festimeve për triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës 2022, pas një finaleje historike kundër Francës.

Ai që u ngjit deri në majën e monumentit historik rrezikoi jetën e tij, ndërsa imazhet tronditën mijëra njerëz të pranishëm në “Plaza de la República”.

“I çmendur, imazhi është i tmerrshëm! Nuk ka kuptim… Duhet të jetë i lidhur, besoj se është i lidhur”, – komentuan gazetarët që mbulonin festimet për kanalin televiziv C5N.

Burimet zyrtare konfirmuan se skuadra argjentinase do të festojë fitoren në Botërorin e Katarit 2022 me tifozët e saj para Obeliskut të Buenos Aires.

“Skuadra kampione e botës do të niset të martën në mesditë për në Obelisk për të festuar titullin e botës me tifozët”, – tha Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) nga llogaria e saj në Twitter.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu