Fermerët në protestë/ I dorëzojnë Ministrisë së Bujqësisë disa kërkesa

0
Gjigandi

“Ne duam subvencione. Subvencione si gjithë Europa. Duam subvencionime me 10 lek kilogrami siç e ka Kosova dhe Maqedoni. Subvencione duam si gjithë botë ne jemi fermer”, shprehen fermerët.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Ky është zëri i fermerëve të cilët nuk mbështeten nga shteti.
Brenda dy muajve kjo është protesta katërt që fermerët e Lushnjës organizojnë, kësaj herë ata vendosen të mblidhen përballë ministrisë së bujqësisë me qellim që 5 kërkesat e tyre të dëgjohen.
“Kësaj herë vendosëm që protestën ta bëjmë përballë zyrës tuaj sepse keni bërë veshin e shurdhët. Ja kush janë kërkesat!
Kërkesa e parë:Fondet e përcaktuar në buxhetin e shtetit për fermerin të vijnë direkt tek fermerët.
Kërkesa e dytë: Rregulloni mekanizmin e TVSH-së.
Kërkesa e tretë: Ne kriminelët që prodhojmë produkte të kontaminuara i kërkojmë ministrisë të ngrejë laboratore të certifikuara”, ka thënë Eduart Sharka.
Prodhimet bujqësore këtë janë hedhur, për këtë situatë fermerët akuzojnë ministrinë e bujqësisë.
“Kërkesa e katërtë: Të krijohet urgjentisht një agjenci që studion tregun e rajonit.
Kërkesa e pestë të krijohet një loborator që bën analizat e tokës.”
Teksa fermerët i bënin thirrje ministrit të bujqësisë Blendi Cucit, tek ta u shfaq sekretari i përgjithshëm i ministrisë Enea Hoti ku kërkoi takim me përfaqësuesit e kësaj proteste. Si përfundim 5 kërkesat e fermerëve thjesht u protokolluan.
Grupi nismëtar i shoqatës Fermerët e Myzeqes sapo depozitoi kërkesat në Ministrinë e Bujqësisë. Kjo ministri tha se do të ngrejë një grup që do të hyj në negociata ose çështje teknike për të parë kërkesat tona. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen çfarë do të ndodh? Protesta do të përshkallëzohen deri në ngujim”, ka thënë fermeri Ervin Resuli.
Rudina Muça

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu