FAKSIMILE: Cani dhe Ahmetaj hodhën poshtë ekspertizën e IFC për landfillin e Tiranës propozuar nga Veliaj. Ja ku spekulon shkrimi i BIRN!

0
Gjigandi

Spekulimi se Bashkia e Tiranës është iniciatore kërkimit të procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është një përpjekje për të krijuar konfuzion në hetimin ndaj tyre.

Një raport i BIRN që citon letrën e Bashkisë Tiranës drejtuar Ministrisë së Financave ka nxjerrë jashtë kontestit të historisë reale letërkëmbime e bashkisë.

“E vërteta është se Bashkia e Tiranës në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha i ka kërkuar IFC një konsulentë mbi menaxhimin e integruar të mbetjejeve në landfillin e Tiranës. IFC ka bërë një studim për këtë çështje dhe në vazhdim është paguar për studimi e saj” i tha një zëdhënës i Bashkisë Tiranë, gazetës TemA.

Në vitin 2015, kur Veliaj ka hyrë në Bashkinë e Tiranës, ai ka gjetur pa paguar këstin e fundit për IFC.

Pasi e ka paguar atë si detyrim kontraktual të Bashkisë, i ka kërkuar Ministrisë së Finanacave nëse do ta aplikojë studimin e IFC për menaxhimin e landfillit.

RonaTyra

Edhe Shkëlqim Cani, dhe më pas Ahmetaj, janë përgjigjur negativisht dhe historia mbyllet këtu.

Pra, konteksti i këtyre kërkesave nuk ka të bëjë fare me projektin e inceneratorëve, por me atë që propozonte IFC nga konsulenca e propozuar nga Basha.

Historia e propozimit të këtij projekti ekzistues nis më 2016- 2017 nga Ministria e Mjedisit, pasi kishte shkuar propozimi i ”pakërkuar” nga kompanitë e Zotos e Mërtirit.

Pra janë dy histori të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën nga ana procedurale.

BIRN ka mbivendosur procedurën e IFC mbi atë të Ministrisë së Mjedisit dy vite më vonë, duke shtuar spekulimet rreth saj. Gjithçka është krejt e qartë.

Bashkia e Tiranës, ka kërkuar, edhe në bazë të studimit që ka bërë IFC që të zgjerohen qelizat e landfillit të Sharrës për të përballuar shtimin e përpunimit të mbetjeve.

Kërkesa e Bashkisë së Tiranës, drejtuar ministrit të Mjedisit Lefter Koka në vitin 2015, nuk flet për incenerim, por për rritjen e qelizave të reja në landfillin e Sharrës.

Gjithçka ka nisur në vitin 2016, si një ofertë e pakërkuar, është jashtë këtij konteksti e nuk ka lidhje me planin e Bashkisë Tiranë.

Është Ministria e Mjedisit, siç shikohet edhe në shkresën e ministrit të kohës, që bën të ditur se është konsideruar “me interes publik” oferta e pakërkuar e impjanteve të mbetjeve që parashikon edhe incenerimin. E që më pas solli ndërtimin e impjanteve të Elbasanit, Fierit e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu