Organizata Botërore e Shëndetësisë po i bie kambanave të alarmit për plakjen e popullsisë, pasi sipas të dhënave të reja të publikuara këtë të mërkurë, vihet në dukje se gjatë vitit 2024 në Evropë do të ketë më shumë persona mbi 65 vjeç sesa nën 15 vjeç.
“Deri në vitin 2024, ne vlerësojmë se popullsia e njerëzve mbi 65 vjeç do të jetë më e madhe se ajo e nën 15 vjeç në Rajonin Evropian të OBSH-së”, tha OBSH në një deklaratë. Kjo gjendje pritet të mbizotërojë globalisht në vitin 2064, rreth 60 vjet më vonë, sipas Institutit Our World in Data.
Pse po ndodh kjo? Në të gjithë Kontinentin e Vjetër, rritja e jetëgjatësisë është shpesh sinonim i shëndetit të dështuar.
“Ky trend është sinonim i sfidave të reja sociale, ekonomike dhe shëndetësore”, theksoi dega evropiane e Organizatës Shëndetësore.
Si do të zbutet fenomeni?
Për të zbutur ndikimin e një popullsie në plakje, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje agjencive përkatëse të marrin masa për “të mundësuar të moshuarit të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mendor, pavarësinë, mirëqenien sociale dhe cilësinë e jetës së tyre”.
Ndër rekomandimet që OBSH bën, është adoptimi i një diete të ekuilibruar dhe ushtrimet fizike për të paktën 150 minuta në javë. Tek kjo kategori, një aktivitet fizik i vrullshëm mund të ulë me 35% rrezikun e vdekjes nga çdo shkak.
p.k\dita