‘Ervinit me dashuri’, si ra eksperti i kriminalistikës pre e grabitjes nga pastruesja Rozeta Dobi

0
Gjigandi

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka rënë pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila i vodhi zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro, ndërsa rreth 500 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpi.

Dobit iu gjetën edhe bizhuteri me vlerë, ndrësa Karamuço ka treguar se i është vjedhur një unazë ‘Ervinit me dashuri’, që e kishte dedikim nga gruaja.

Karamuço ka thënë për Albeu.com se 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka qenë njëherë në shtëpinë e tij kur e kanë lyer atë dhe i ka vjedhur unazën, e cila tashmë i është kthyer nga policia.

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.

“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, tha ai.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu