Enti Rregullator i Energjisë heq përfundimisht fashën 800 kilovat/orë. Pas dy shtyrjesh në tetor e nëntor, ERE vendosi me 5 vota “pro” për shfuqizimin e vendimit të shtatorit.
Në dokumentin e aplikimit për pezullimin e fashës 800 KWh edhe për muajin dhjetor, Korporata ka pranuar se në fund të këtij muaji gjendja e rezervës energjetike në kaskadë paraqitet 735 GWh apo 6.8 për qind më e lartë sesa mesatarja shumëvjeçare.
Për muajin dhjetor, dokumentet kanë parashikuar tre skenarë ku në skenarin bazë shpenzimet për blerje në tregun e lirë janë 19 milionë euro, në skenarin optimist zero lekë dhe në atë pesimist 38 milionë euro.
Deri më tani, kur ka kaluar thuajse gjysma e muajit dhjetor, KESH nuk ka hapur procedura për blerje, por vetëm për shitje dhe depozitim energjie.