Sesioni i ri parlamentar në Turqi ka nisur me fjalën e Presidentit Rexhep Taip Erdogan, i cili ka dënuar ashpër sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm mbi selinë e Ministrisë së Brendshme në Ankara.
Ai e ka lidhur sulmin me aktivitete të tilla të ngjashme që kanë ndodhur më parë në Turqi, duke thënë se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë luftën brenda dhe jashtë vendit derisa terroristi i fundit të eliminohet.
Ne nuk lejojmë propagandë nga ata që tentojnë të minojnë vullnetin kombëtar duke përmendur artin. Mendoj se këtë ia kemi borxh kombit tonë që ndaloi tanket natën e 15 korrikut”, tha Erdogan.
Kritika të ashpra Presidenti turk ka rezervuar edhe për Bashkimin Europian, duke marrë në konsideratë stanjacionin në negociatat për anëtarësimin në union.
“Ne mbajtëm çdo premtim që i bëmë BE-së, por ata nuk mbajtën pothuajse asnjë nga premtimet që na bënë. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e njëanshëm të BE-së ndaj vendit tonë. Ata po i bëjnë padrejtësi vendit tonë me një qasje që shpërfill proceset që ata kanë bërë. Si Turqi, nuk kemi asnjë pritshmëri nga BE-ja, në derën e së cilës jemi lënë në pritje prej 60 vitesh. Ata duhet të mendohen për padrejtësitë që bëjnë ndaj nesh, veçanërisht për vendosjen e vizave. Nëse nuk e bëjnë, ata humbasin të drejtën për të pasur ndonjë pritshmëri nga ne. Nëse është e nevojshme, ne nuk do të zbatojmë kriteret e Kopenhagës por kriteret e Ankarasë dhe do të vazhdojmë rrugën tonë”, theksoi president i Turqisë.
j.l./ ABC24.AL