Erdogan paralajmëroi Greqinë të dielën se raketat turke mund të godasin Athinën nëse do të kishte veprime të cilat mund të konsiderohen si kërcënuese ndaj Turqisë.
“Tani kemi filluar të bëjmë raketat tona”, tha presidenti turk gjatë një fjalimi të dielën në Samsun, në Turqinë veriore. “Sigurisht që ky prodhim i tremb grekët. Kur thua ‘Tayfun’, greku trembet dhe thotë, ‘mendojnë se do të godasim Athinën. Sigurisht që mund të ndodhë.
Tayfun, që në turqisht do të thotë “tajfun” është një raketë balistike me rreze të shkurtër e zhvilluar nga Turqia. Raketa, e cila u testua në tetor mbi Detin e Zi dhe goditi një objektiv në një distancë prej rreth 560 kilometrash, një rreze më shumë se dyfishi i raketave aktuale në arsenalin e Turqisë.
“Nëse nuk qëndroni të qetë, nëse përpiqeni të blini diçka duke u armatosur nga Amerika në ishuj, një vend si Turqia nuk do të rrijë pa vepruar. Duhet të bëjë diçka”, shtoi Erdogan.
Kjo nuk është hera e parë që Erdogan kërcënon Greqinë me një sulm raketor. Në fillim të nëntorit ai pretendoi se raketa balistike e sapo-testuar e ka Athinën brenda rrezes së saj.
o.j/dita