Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ishte “viktimë politikës” gjatë Botërorit të Futbollit që u zhvillua në Katar.
Gjatë një takimi me të rinjtë, lideri turk u shpreh se ylli portugez pësoi një bllokatë politike gjatë botërorit për shkak të mbështetjes që ai jep për çështjen palestineze.
“Aktivizimi i një futbollisti si Ronaldo për vetëm 30 minuta në lojë i ndikoi psikologjikisht dhe ia hoqi energjitë”, u shpreh Erdogan.
Ronaldo nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim të qartë për konfliktin Izrael-Palestinë, pavarësisht lajmeve të rreme që shpesh shfaqen në internet.
Historia se Ronaldo dhuroi 1.5 milionë euro për palestinezët pasi ai nxori në ankand një çmim të këpucës së artë u mohua në vitin 2019 nga kompania e menaxhimit që përfaqëson futbollistin.
Një imazh i Ronaldos duke mbajtur një tabelë në spanjisht ku shkruhej “Së bashku me palestinezët”, që u shpërnda gjerësisht në internet, gjithashtu ishte montazh pasi mesazhi që shkruhej mbi të në fakt ishte mbështetje për viktimat e tërmetit të vitit 2011 në Spanjë.
j.l./ dita