Erdogan bisedë telefonike me kancelarin gjerman për konfliktin izraelito-palestinez!

0
Gjigandi

Turqia është e gatshme të ndërmarrë hapa paqësorë drejt përfundimit të përleshjeve izraelito-palestineze sa më shpejt të jetë e mundur, duke përfshirë ndërmjetësimin, i tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Në një bisedë telefonike, Erdogan dhe Scholz shkëmbyen mendime mbi konfliktet izraelito-palestineze, të cilat janë një çështje shqetësuese rajonale dhe globale, dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje për krizat humanitare, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Presidenti Erdogan theksoi se krijimi i një shteti të pavarur, sovran palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor brenda kufijve të vitit 1967 do të ishte vendimtar për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes, thuhet në deklaratë.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu