Era e fortë ka rrëzuar çatinë prej llamarine të një magazine në qytetin e Korçës ditën e sotme. Për pasojë u dëmtuan 5 automjete të parkuara në afërsi të objektit. Blutë bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore).
Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.