EMRI/ Grabiti dyqanin e telefonit dhe tentoi të vidhte një tjetër, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë!

0
Gjigandi

Është vënë në pranga ditën e sotme hajduti Pieraldo Pelushi 31-vjeçari, i cili tentoi të vidhte dyqanin e telefonave dy ditë më parë.

Kujtojmë se Pelushi kishte grabitur një tjetër dyqan përpara se të mbërrinte në dyqanin e një kompanie telefonike, ku njëra nga shitëset e nxori jashtë dyqanit.

I riu përdorte pistoletë çakmak për të frikësuar shitëset në dyqanet që shkonte për të vjedhur. Fatmirësisht, shitësja në dyqanin e kompanisë telefonike arriti të dallojë se pistoleta ishte false dhe kështu u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij.

Më herët, Pelushi ka qenë i dënuar për drogë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu