EMRAT: Ish-truprojat e ministrit mes të akuzuarve, Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen “Shpirti”, 150 vjet burg për 16 persona

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e marrë të pandehur për dosjen “Shpirti”, të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 16 persona u dha  dënimi ne total me  150 vite burg, por për shkak te gjykimit te të shkurtuar dënimi përfundimtar shkon ne 100 vite.

Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona.

Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa te pandehur po gjykohen  me gjykim të zakonshëm dhe per disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

RonaTyra

Vendimet nga Gjykata e Posaçme: 

Aleks Memaj – 15/10 vjet

Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj – 12/8 vjet

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet

Toni Kushi – 12/8 vjet

Mariglen Çaçi – 12/8 vjet

Aleksandër Neço – 12/8 vjet

Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet

Malton Lleshi – 12/8 vjet

Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3/2 vjet.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu