Emrat/ I shkaktuan shtetit dëm ekonomik prej 3 milion euro, Prokuroria arreston 13 persona

0
Gjigandi

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 13 subjekte me aktivitet të ndryshëm në Tiranë, pasi dyshohet përmes një skeme mashtrimi me TVSH-në i kanë shkaktuar shteti një dëm ekonomik mbi 3 milion Euro.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar 13 persona, pasi akuzohen për veprën penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Priza.al sjell të plotë listën me emrat e kompanive dhe pronarëve që i disponojnë këto të fundit:

  • NO.EL. CONSTRUCSION – Massimiliano Carli
  • GS CONTRUCTION – Erigers Muça
  • F A M CONSTRUCTION – MAURO GUADAGNOLI
  • Saimir Sulaj – TIRANA UNIVERSAL CONSTRUCTION
  • Vjollca Lame – GLOB CONSTRUCTION
  • Fredi 2021 – Alfred Dumi
  • XHERSI 2021 – Xhersi Sulaj
  • ALUKU GRUP – Roada Ujka
  • JOAM – Ajet Aluku
  • MIHOLA – Nelit Mihola
  • E.L 2020 Construction – Gëzim Jonuzaj
  • Xh Hasrama – Amarildo Hasrama
  • PRIAM 2 – Besim Ruçi

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I. Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.

RonaTyra

Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal. Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu