Emrat e Kosovës, dikur dridhnin botën dhe një ish Jugosllavi, ku gjenden sot?

0
Gjigandi

Ka kohë që janë në pension, dy emra të paharruar të sportit të Kosovës.

Dy emra që dikur dridhnin botën dhe një ish Jugosllavi, Mehmet Bogujevci dhe Resmie Juniku.
Bogujevci si boksier e Resmija si basketbolliste.

Mehmet Bogujevci, kapiten i gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta, ndërsa Resmie Juniku nuk ka qenë më e gjatë se 162 centimetra por ishte një eksploziv në parket.

Bogujevci është nënkampion i botës në vitin 1978, ndërsa 6 muaj pa vdekur Tito është nderuar me çmimin sportit i merituar i ish Jugosllavisë. Bogujevci me Prishtinën është pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.

Resmie Juniku ka qenë lojtare e jashtëzakonshme në fanellën e Universitetit dhe disa vite ka luajtur në Ligën e parë të ish Jugosllavisë.

RonaTyra

Ku gjenden këta emra?

Mehmet Bogujevci pas largimit nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, tani është duke bërë një jetë të qetë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ndërsa Remsija kalon një jetë pa brenga në Prishtinë.

“Kujtim i veçantë me legjendën e boksit”, ka shkruar Resmija në profilin e saj në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu