Prokuroria e Elbasanit ka bërë publike listën e plotë të dëshmitarëve që pritet të thirren për ngjarjen e 21 prillit në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.
I akuzuar kryesor për ngjarjen është pjesëtari i Strukturës për Mbrojtjen e Votës të ngritur nga Partia Demokratike, Arbër Paplekaj.
Të gjithë emrat do te thirren për t’u pyetur në vazhdim të procesit gjyqësor që tashme ka hyrë në fazën e “shqyrtimit gjyqësor”.
Pas shtyrjes së gjyqit, ditën e sotme u raportua se seanca e ardhshme pritet të mbahet më 9 janar.
j.l./ dita