Elsa Lila rikthehet në Festivalin e Këngës pas 25 vitesh, ja çfarë thotë ajo

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Elsa Lila u rikthye pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj.

Elsa emocionoi të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve, të cilën e duartrokitën pafund.

Pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram disa foto nga performanca, e cila falenderon spektatorët për emocionet.

“Faleminderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni! Kjo eshte dhurata me bukur! Shihemi sonte ne Naten e trete”, ka shkruar Lila krahas imazheve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu