Ellis: Hetim ndërkombëtar për Banjskën

0
Gjigandi

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, thorë se rasti i sulmit në Banjskë kërkon hetim nga një ekip ndërkombëtar.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai thotë se ky ekip do të mund të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose të ngrihet një ekip i përbashkët i disa shteteve.

Ellis thotë se në rastin më të mirë, pjesë e këtij ekipi do të duhej të ishte edhe Serbia.

Degëzimi i hetimeve, një nga Kosova, një nga Serbia, për mua nuk është drejtimi i duhur. Duhet të ketë një hetim të konsoliduar dhe të pavarur ndërkombëtar, për të cilin të dyja palët do të binin dakord”, thotë Ellis.

 

RonaTyra

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu