Një ekzekutim mafioz ka ndodhur të enjten e 12 Tetorit në një prej lagjeve më ekskluzive të Guayaquilit.
Viktima është George Samir Maestre Mena, alias ‘Samir’ ose ‘El Gordo’, një nga drejtuesit kryesor të trafikut kryesor të drogës në vendin e Amerikës Latine.
Ai u vra herët këtë të enjte, në një nga zonat më ekskluzive të qytetit në rrugën drejt bregut, në veri të Guayaquilit, raportojnë mediat vendase.
‘Samir’, i cili u largua nga grupi kriminal Los Choneros, drejtonte bandën e njohur si “Mafia-18”, e cila ishte në konflikt për territore me Los Lagartos për kontrollin e jugut të qytetit.
Sipas mediave në Ekuador, vrasja e tij mund të shkaktojë një përçarje në tregun e drogës në qytet dhe në vend, sepse ai ishte një figurë shumë e fortë në biznesin e trafikut të drogës.
Banda operonte drejtpërdrejt me Sinaloa dhe Jalisco New Generation, si dhe me kartelet shqiptare të lidhura me Klanin Devesa të Spanjës.
j.l./ ABC24.AL