Ekzekutimi i Bledar Muçës në Belgjikë/ Identifikohet një nga vrasësit, njihet si “anglezi”

0
Gjigandi

Policia dhe prokuroria belge kanë bërë të mundur krijimin e një identiteti të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës në Belgjikë por ende nuk ka informacione apo detaje më të rëndësishme për këtë ngjarje.

Sipas tyre për vrasjen e Bledar Muçës janë paguar vrasës profesionist që të mos kishte asnjë gabim në ekzekutimin e tij, siç ka ndodhur në 2 atentatet e kaluara në Elbasan. Prokurori i Antwerp, Kristof Aerts shprehet se deri në këtë fazë të hetimit, të gjitha provat çojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Ai është mbajtur në vëzhgim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur ai po kthehej në mbrëmje rreth orës 23:00 të së shtunës për ta qëlluar, përpara banesës së tij, të pa shqetësuar dhjetëra metra më tutje ishte Komisariati i Policisë. Nga sa mësohet, referuar mediave vendase, autorët e kanë qëlluar nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend.

Ekzekutimet e Ergys Dashit në Ekuador dhe i Bledar Muçës në Belgjikë ka bërë që autoritetet hetimore të dy vendeve të kërkojnë informacion mbi të shkuarën e tyre në vendin tonë.

Po ashtu, bëhet me dije se në gjurmimin e shkaqeve të dy atentateve të bujshme është kërkuar ndihma e disa shteteve në të cilat kanë lëvizur dy personat që u ekzekutuan mbrëmjen e 22 janarit në dy kontinente të ndryshme.

RonaTyra

Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta.

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu