Eksperti i kriminalistikës tregon si pastruesja i vodhi dhe rrobat e të birit, ia pa veshur Havierit në gjyq

0
Gjigandi

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar se një nga gjërat që i ka vjedhur pastruesja Rozeta Dobi ka qenë dhe bluza e djalit të tij, të cilën ia ka parë Havierit në gjyq.

I ftuar në “Opinion”, ai tha se djali i tij ka konstatuar nga ekrani, që Havier Dobi mbante veshur bluzën e tij.

“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj në ekran kemi vënë re që bluza që kishte veshur ishte e djalit tim. Më tha: O ba kjo është bluza ime. Kishim nevojë për një pastruese dhe vinte 3 herë në muaj me një pagesë prej 2 mijë lekësh. Kishte 20 familje që punonte. Gruaja ime e kishte marrë para disa ditësh dhe i kishte thënë kam një dhimbje koke,”- tregoi Karamuço.

Vetëm tre ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri,

Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje.

RonaTyra

Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu