EKSKLUZIVE/ Kërcënohet me jetë Vangjel Tavo, kandidatit i komunikohet: “Tërhiqu nga gara”

0
Gjigandi

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore për Bashkinë Himarë, një ngjarje e rëndë është mesuar nga priza.al. Kandidati Vangjel Tavo është kërcënuar me jetë nga persona të autorizuar nga qarqe antishqiptare.

I kontaktuar nga redaksia e priza.al kandidati për Himarën z. Tavo nuk pranoi të prononcohej rreth kësaj cështjeje.

“Fokusi im janë himariotët dhe problemet e përditshme të të gjithë zonës të cilat do fillojnë të konkretizohen me punë pas datës 4 gusht. I kemi borxh Himarës dhe gjithë zonës t’i japim një qeverisje vendore dinjitoze dhe të barabartë për të gjithë qytetarët përtej përkatësisë politike”:- u shpreh në telefon z Tavo.

Kujtojmë se me datë 4 gusht Himara shkon në zgjedhje vendore pasi kandidati Beleri u dënua me vendim të formës së prerë për shitblerje votash.

Më pas edhe kryetari në detyrë Jorgo Goro u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

RonaTyra

Më datë 4 gusht në Himarë përballë njëri tjetrit kandidojnë Vangjel Tavo i propozuar nga Partia Socialiste dhe nga ana e opozitës, si propozim i PBDNJ, kandidon Petro Gjikuria një shtetas grek me vendbanim në Shtetet e Bashkuëra të Amerikës, i njohur për lidhje të forta me qarqet ekstremiste greke dhe ato antishqiptare.

Prej ditësh “temperaturat” e fushatës jane ngritur deri në pikën që sjellin dhe kërcënimin e kandidatit Vangjel Tavo.

Është detyrë e organeve të policise dhe drejtesisë të zbulojnë nëse kjo klime konfliktuale që po kërkohet të nxitet në Himarë është si strategji e importuar nga jashtë, apo një rënie pre e segmenteve të caktuara të cilët të “errur” nga etja për pushtet, bëhen masha të një rreziku dhe skenari qartazi për te destabiliziuar një ditë normale dhe të paqtë si 4 gushti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu