Efi-Bledit: Kiara i ka dhënë Luizit mesazh të gabuar

0
Gjigandi

 

Pas bisedës me Gerti Koxhën, Efi Dhedhes foli edhe me Bledi Manen për të njëjtën temë. Ajo diskutoi në lidhje me debatin që pati me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

Gazetari e këshilloi Efin që të fliste me moderatoren dhe t’i thotë që çfarëdo që kanë lënë pezull jashtë “Big Brother VIP”, ta bisedojnë kur të dalin sërish nga shtëpia. Ai i tha gjithashtu që të mos e hapin më këtë temë brenda shtëpisë,

Efi u shpreh se që natën që u fut në shtëpi, ndjeu një siklet, i cili u rëndua akoma më shumë kur Kiara dhe Ronaldo Sharka e gënjyen sy më sy.

Ajo tha se nëse nis tani të luaj, i bie që të bëhet shumë e keqe dhe nuk pyet se kë njeri ka përpara. Efi u shpreh se nuk e llogarit më as Kiarën dhe as Luizin, pasi ata të dy e mashtruan, nuk e respektuan dhe e hodhën poshtë.

RonaTyra

Ajo shtoi se ka një pikëpyetje për sjelljen e Luizit dhe sipas saj, Kiara i ka dhënë atij një mesazh të gabuar, ç’ka ndryshoi menjëherë sjelljen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu