E zunë ‘hakat’ e Shakirës?! Pique dhe e dashura e re 22-vjeçare, shenjat e para të krizës në çift

0
Gjigandi

Lidhja e çiftit të formuar nga ish-futbollisti Gerard Piqué dhe studentja Clara Chía mund të ketë përfunduar, sipas “Socialité”. Pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe lejuan të fotografoheshin pa u fshehur nga shtypi, thuhet se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre 6-mujore.

Sipas programit “Telecinco”, i cili citon informacione nga faqja e internetit “Culemanía”, ndër arsyet e kësaj ndarjeje lidhet me faktin se Piqué i mungonte ish-partneres së tij, Shakira, e cila së shpejti do të transferohet në Miami me dy fëmijët e përbashkët për të filluar një jetë të re larg Spanjës.

Sipas disa informacioneve, ish-mbrojtësi i Barcelonës po mendonte të merrte një pronë në SHBA, për të qenë më afër Sasha dhe Milan, diçka që e ka shqetësuar Clara Chía. Një shpjegim tjetër për këtë mosmarrëveshje mes çiftit i referohet ekspozimit mediatik të lidhjes së tyre.

E reja nuk e merr aspak mirë faktin që fotografët dhe gazetarët e përndjekin ngado dhe veçanërisht armiqësinë e krijuar tek opinioni publik, i cili e sheh atë si fajtoren e ndarjes mes këngëtares kolumbiane dhe katalanasit.

Ideja e një ndarjeje të mundshme mes të dyve filloi të forcohej kur u panë duke diskutuar disa ditë më parë në rrugët e Barcelonës, me të renë të mërzitur dhe Piquen duke i mbajtur dorën. Po kështu, së fundi ai është parë edhe duke fshirë buzët pas një puthjeje me të renë, gjë që u kritikua shumë në rrjetet sociale si gjest refuzimi.

RonaTyra

Mirëpo, deri më tani asnjë nga dy protagonistët nuk ka folur për këtë dhe duke pasur parasysh se sa xhelozë janë për privatësinë e tyre, nuk do të ishte çudi nëse nuk do ta komentonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu