E rëndë! Serbët sulmojnë shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria dhe OSBE!

0
Gjigandi

Pas tensioneve në veri të Kosovës, liderët e Luginës së Preshevës shprehën frikën se mund mund të vijë një hakmarrje nga Serbia ndaj shqiptarëve që jetojnë në atë zonë, dhe duket se incidenti i parë është shënuar.

Familja Muharremi nga Medvegja është kërcënuar nga serb të maskuar. Sulme verbale dhe gjuajtje me gurë për rreth gjysmë ore janë hedhur në Drejtim të shtëpisë së kryefamiljarit Ruhan Muharremi nga Medvegja mbrëmjen e së shtunës.

Djali i Muharremit, Besarti për Telegrafin ka thënë se për këtë kërcënime e sulme janë lajmëruar organet e sigurisë. Ai thotë se pas këtij raportimi prindi është ftuar për deklaratë në polici.

“Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, ka treguar Besarti për Telegrafin.

Për kërcënimin në fjalë ka folur edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzat Lutfiu.

RonaTyra

“Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtarët e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera”.

Ai për këtë veprim të ekstremistëve serb e ka vënë në dije edhe Ambasadën e Shqipërisë dhe OSBE-në.

“Pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje”, ka shkruar Lutfiu në Facebook. Edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar për sulmin duke dënuar aktin vandal ndaj familjes shqiptare.

a.c./dita

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu