E RËNDË në Tiranë/ Këputet ashensori i pallatit në ndërtim, vdes 58-vjeçari!

0
Gjigandi

Humb jetën një 58-vjeçar në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pasi një ashensor tek ish-Fusha e Aviacionit si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin e nëndheshëm.

Mësohet se viktima ishte denoncuar në polici si i larguar nga banesa nga familjarët.

 

Njoftimi i policisë:

RonaTyra

‘Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu