Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në kryeqytet. Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 25-vjeçare në Tiranë.
Policia thekson se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.