Një i mitur, vetëm tre vjeç ka ndërruar jetë, pas vizitës te dentisti.
Ngjarja është shënuar në Tiranë, ndërsa familjarët e të miturit akuzojnë dentistin 70-vjecar për mjekim të gabuar në klinikën e tij private.
Burime zyrtare thanë se 3-vjecari ka shfaqur komplikacione pas mjekimit në këtë klinikë, dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.
Babai i fëmijës 3 vjeçar, ka thënë në polici se para tre ditësh ka çuar në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës për mjekim djalin dhe mjeku dentis, Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.
Pasi ka përfundur ndërhyrjen dentare nga klinika dentare mjeku desnit i ka kërkuar që djalin ta marrë, e ta çojë në banesë duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.
Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq.
Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri.
Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, te cilët duke parë gjendjen jo të mirë të femijës e kanë dërguar në reminacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht femija ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.
p.k\dita