‘E pabesueshme, miku im’; Luis Suarez i dërgon mesazhin e ngrohtë Messit para finales së Botërorit të Katarit

0
Gjigandi

Luis Suarez i dërgoi një mesazh urimi Lionel Messit, pasi Argjentina siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës. Uruguajani e përshëndeti mikun e tij më të mirë si “the best”.

Messi ishte në maksimumin e tij absolut në fitoren e gjysmëfinales së mbrëmshme kundër Kroacisë, pasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t nga pika e bardhë dhe asistoi golin e dytë të Julian Alvarez, për ta ndihmuar kombëtaren bardhekaltër të siguronte vendin në finalen e “Katar 2022”.

Suarez ka ndarë një marrëdhënie të ngushtë me Messin që nga qëndrimi i tyre gjashtëvjeçar së bashku te Barcelona, midis viteve 2014 dhe 2020. Suarez përdori rrjetet sociale për të përshëndetur ish-shokun e tij të skuadrës edhe një herë, pas ndeshjes:

“Nuk lodhem kurrë duke treguar se je më i miri në botë. E gjithë bota ndalon duke duartrokitur këtë djalë për atë që i ka dhënë futbollit. E pabesueshme, miku im!”

Messi ka qenë në formë të bujshme në Kupën e Botës dhe tani është i barabartë me Kylian Mbappe të Francës, në krye të tabelës së golashënuesve më të mirë të kompeticionit me 5 gola në emër të tij.

RonaTyra

Kapiteni i Argjentinës do të ketë shansin e tij të dytë si finalist i Botërorit për të fituar çmimin global të dielën, pasi përfundoi si nënkampion më 2014, kur Gjermania mposhti Albiceleste 1-0 në Rio de Janeiro.

Messi do të udhëheqë ekipin e tij në finalen e Kupës së Botës të së dielës kundër fituesit të gjysmëfinales së dytë mes Francës dhe Marokut, që do të luhet sonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu