E la kur ishte 6 vjeç, Gold Ag kujton babain e ndjerë: Edhe pse nuk je me ne, lutem çdo ditë për ty

0
Gjigandi

Arian Agushi, i njohur me emrin e artit si Gold Ag ka humbur babain e tij kur ishte vetëm 6 vjeç. Sot janë bërë 30 vjet që kur babai i tij u nda nga jeta dhe reperi ka shkruar disa fjalë prekëse. Teksa ka ndarë një sekuencë nga kënga e tij, reperi thekson se sa shumë ia ndjen mungesën.

‘’Sot 30 vite pa ty baba jem. Ti fizikisht nuk je me ne, por nuk ka ditë që nuk lutem për ty.Lus Allahun e plotfuqishëm që mungesën tënde në këtë botë, të na e kompenzoj me Xhenet Firdeus aty ku s’ka më ndarje as pikëllim. Allah mëshiroje babën tem Të don picimuli jot ‘’, ka shkruar artisti krahas postimit.

Kujtojmë që reperi dhe partnerja e tij, Ermira janë prindër të dy djemve, Guerili dhe Fronti. Guerili erdhi në jetë dy vite më parë pikërisht me 28 Nëntor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu