E dhunoi duke e goditur me rrip bashkëjetuesen shtatzënë, në pranga një qytetar nga Gjakova

0
Gjigandi

Një qytetar nga Gjakova ka rënë në prangat e policisë, nën akuzë se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, e cila ishte dhe shtatzënë.

Sipas policisë  e reja është shtetase hungareze, ndërsa pas dhunës ajo është larguar nga banesa, me qëllim kthimin në shtetin e saj, por i riu nuk e ka lejuar.

Qytetari nga Kosova pasi e ka kthyer në shtëpi, e ka mbyllur në dhomë dhe më pas ka goditur me rrip, duke i shkaktuar lëndime në trup shtatzënës.

Prokurori ka kërkuar ndaj të pandehurit masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Njoftimi:

RonaTyra

Prokuroria njofton se, më 26 gusht 2022 në Gjakovë, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, T. J. G. (shtetase hungareze) viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj në vazhdimësi nga i pandehuri, e dëmtuara kishte dalë nga shtëpia dhe kishte tentuar që të ikë për tu kthyer në shtetin e saj në Hungari, ku të njëjtës i është vënë pas i pandehuri duke e kthyer dhunshëm në shtëpi, të cilën e mbyll në dhomë duke e goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor te lëshuar nga reparti i emergjencës së Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjakovës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu