Dy rezoluta për Kosovën, PS dhe PD pa dakordësi, mblidhet konferenca e kryetarëve

0
Gjigandi

Parlamenti i Shqipërisë mblidhet të enjten në një seancë për të miratuar një rezolutë në mbështetje të Kosovës dhe që dënon sulmin e armatosur në Banjskë, nga i cili humbi jetën një efektiv policie.

Por maxhoranca dhe opozita edhe për Kosovën nuk gjejnë dakordësi pasi kanë propozuar dy rezoluta.

PS ka hartuar një rezolutë në bazë të qëndrimit të qeverisë, e cila e quan një akt terrorist atë që ndodhi në Zveçan në fund të Shtatorit si dhe kërkon dënimin e Serbisë nga ndërkombëtarët për faktin që mbajti zi kombëtare për kriminelët që u vranë nga policia e Kosovës dhe që ishin pjesë e sulmit.

Njëkohësisht, PS kërkon edhe një hetim ndërkombëtar për të vënë para përgjegjësisë autorët.

Ndërsa Gazment Bardhi kërkon miratimin e rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se edhe ai i Shqipërisë duhet të miratojë të njëjtën rezolutë për të mbajtur një politikë të unifikuar mes vendeve.

RonaTyra

Por PS thotë se Shqipëria, si një vend i NATO-s duhet të jetë e balancuar dhe nuk mund të flasë në një mënyrë krejt të njëanshme siç mund të thotë rezoluta e Kosovës dhe deri tani molla e sherrit që ka rezoluta e Kosovës dhe që e ka sjellë si propozim PD dhe Bardhi, se duhet thënë se Serbia ka organizuar këtë sulm kundër veriut të Kosovës. Kjo fjali ende i ndan palët.

Për këtë çështje pritet të mblidhet edhe konferenca e kryetarëve, ku do të përcaktohet ndarja e kohës mes maxhorancës dhe opozitës për të folur për rezolutën por gjithashtu edhe se kush do të flasë në emër të PD-së.

Bardhi nuk mund të jetë nesër në seancë pasi bashkë me disa deputetë të tjerë janë përjashtuar për 10 ditë për shkak se bllokuan kuvendin për të mos lejuar një votim të deputetëve.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu