Dy finale Botërori radhazi…; këtë gjë s’e ka bërë vetëm Franca. Zbuloni kampionët e tjerë…

0
Gjigandi

Portali prestigjioz “Goal.com” ka evidentuar faktin historik dhe mjaft interesant, ku tregon se Franca nuk është e para dhe e vetmja që arrin finalen e dytë radhazi të Botërorit: pas “Rusia 2018” edhe “Katar 2022”, që do të luhet nesër. Arritja në finale e një Botërori nuk është për të gjithë. Ja shkrimi i plotë i tij:

Çështja bëhet edhe më e ndërlikuar nëse e keni fituar tashmë trofeun në edicionin e mëparshëm. Nuk është e lehtë të përsërisësh veten, veçanërisht në një kompeticion që luhet çdo katër vite. Franca ia ka dalë.

Duke mposhtur Marokun në gjysmëfinale, skuadra e Didier Deschamps arriti të kualifikohej në finalen e “Katar 2022” dhe e bëri këtë si kampione në fuqi, pas suksesit të arritur në “Rusia 2018”. Megjithatë, “Les Bleus” nuk janë të vetmit që kanë arritur, si kampionë, në finalen e këtij kompeticioni. Le të zbulojmë së bashku se cilat kombëtare të tjera ia kanë dalë.

Vittorio Pozzo Italia World Cup

ITALIA 1934 – 1938

RonaTyra

Kombëtarja e parë që arriti të dilte në finalen e një Botërori për dy edicione radhazi, si kampione në fuqi, ishte Italia e drejtuar nga Vittorio Pozzo, i cili pasi fitoi Kupën e Botës në shtëpi më 1934, duke mundur Çekosllovakinë, e përsëriti atë në edicionin e ardhshëm. Luajti në Francë, duke mposhtur Brazilin në gjysmëfinale dhe pastaj u përball duke luajtur kundër me Hungarinë në aktin final. Në “Colombes”, axurrët fituan 4-2 falë golave të Colaussi dhe Piola, që i dhanë kombëtares italiane Botërorin e dytë radhazi.

Brazil 1962

BRAZILI 1958 – 1962

Të njëjtin fat pati edhe Brazili, i cili së bashku me Italinë mbetet e vetmja kombëtare që fitoi dy Kupa Bote radhazi. Pasi fitoi në “Suedia 1958”, mundi mikpritësit me rezultatin 5-2 dhe hyri në histori për golin e Zagallo dhe goditjet e Vava e Pelé. “Seleçao” u prezantua në Kili më 1962 si favorite e madhe.

Dhe i përmbushi pritshmëritë. Pelé (i cili u dëmtua në fillim të turneut) dhe shokët e tij, pasi mposhtën Kilin në gjysmëfinale, luajtën finalen kundër Çekosllovakisë me mundësinë e madhe për të përsëritur suksesin e edicionit të kaluar. Tha dhe e bëri: 3-1, firmosur nga Amarildo, Zito dhe Vava. Historia e realizuar.

Maradona Argentina West Germany

ARGJENTINA 1986 – 1990

E treta që arriti të dilte në finalen e një Kupe Bote si kampione në fuqi ishte Argjentina e Diego Armando Maradonës, e freskët nga fitorja në “Meksikë 1986”. Ajo përfundoi në finalen kundër Gjermanisë Perëndimore (dhe u bë ikonë nga “Mano de Dios” në çerekfinale kundër Anglisë). “Seleccion” më pas e përsëriti udhëtimin e vet triumfal në “Italia ’90”, duke mposhtur axurrët në gjysmëfinale, në “San Paolo” të Napolit, me penallti pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt (nënshkruar nga Schillaci dhe Caniggia). Në finale, megjithatë, u përjetua drama albiceleste, me penalltinë e realizuar nga Brehme që ia dorëzoi Gjermanisë Perëndimore në “Olimpico” trofeun.

Ronaldo France Brazil WC 1998

BRAZILI 1994 – 1998

Brazili është kombëtarja e fundit që ka arritur në tri finale radhazi të Kupës së Botës: 1994, 1998 dhe 2002. Midis tyre janë dy që përfaqësonin, para Francës, ekipin e fundit të mëparshëm që mund të kualifikohej në aktin final si kampion në fuqi. Pas fitores me penallti kundër Italisë në “SHBA ’94”, “Seleçao” u paraqit si kampione në “Francë ’98”, me një rrugëtim që kulmoi me sukses, përsëri me penallti, në gjysmëfinale kundër Holandës. Nga pika e bardhë ishin vendimtare gabimet e Cocu dhe Ronald de Boer. Në finale, pra, Brazili u përplas me Francën nikoqire, që fitoi 3-0 në një nga pasditet më të çuditshme në historinë e futbollit botëror, që kurorëzoi jo vetëm “Les Bleus”, por mbi të gjitha Zinedine Zidane.

KYLIAN MBAPPE THEO HERNANDEZ FRANCE WORLD CUP 14122022

FRANCA 2018 – 2022

Dhe tani ia ka dalë edhe Franca e Didier Deschamps, e aftë për të përsëritur rrugën perfekte të “Rusia 2018”, e cila më pas kulmoi me suksesin ndaj Kroacisë në finalen 4-2. Duke mposhtur Marokun me golat e Theo Hernandez dhe Kolo Muani, “Les Bleus” do të prezantohet në stadiumin “Lusail” për të sfiduar Argjentinën si kampionë në fuqi të botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu