Duke filluar nga nesër, një drejtues i ri për Europën në Departamentin e Shtetit

0
Gjigandi

Senati Amerikan me një votim 67 pro dhe 31 kundër miratoi emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar të Shtetit (Për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike).

O’Brien që ka shërbyer dikur si ndihmës i afërt dhe këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright është nga njohësit më të mirë të rajonit të Ballkanit në Departamentin e Shtetit.

Vota në Senat shënon edhe mbarimin e mandatit si zëvendësuese në këtë post të diplomates Yuri Kim, ish-Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri.

“Le të shpresojmë që nën drejtimin e tij do të ketë ndryshime në punën në mos përbërjen e ekipit të diplomatëve që merren me Ballkanin. Zyrtarja që ka mbajtur këtë post përpara tij, Karen Donfried, nuk ka pasur shumë njohuri të drejtpërdrejtë për këtë hapësirë gjeopolitike” – shkruan gazetari shqiptar në SHBA, Ruben Avxhiu.

o.p. / ABC24.AL

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu