‘Duhet të largohet nga muzika!’/ Çfarë ndodhi mes Majk dhe Don Xhon pas deklaratë së bujshme

0
Gjigandi

Marrëdhënia mes Majk dhe Don Xhonit vijon të jetë si më parë e mes dy artistëve nuk ka asgjë veçse dashuri dhe respekt.

Pak ditë më parë, i gjendur përballë fotove të disa artistëve shqiptarë Majk u pyet gjatë një loje në ‘Zemër Luana’ se cili prej tyre “duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga repi”.

Ai qëlloi foton e Don Xhonit duke nënvizuar se këto deklarata nuk duhen të merren për bazë pasi nuk ka asgjë personale me ta dhe se po përgjigjet për pikë.

Për të shuar çdo dyshim, Majk ka postuar një foto ku shfaqet krah Don Xhonit duke shkruar: “Asgjë përveç se dashuri dhe respekt boki”. Postimi është shpërndarë më pas edhe nga Don Xhoni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu