Duhet të kuptojmë saktësisht qëllimin! BE i kërkon Italisë detajet për marrëveshjen me Shqipërinë

0
Gjigandi

Komisioni Evropian ka kërkuar informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes që Roma dhe Tirana kanë nënshkruar që Italia të krijojë qendra emigrantësh në Shqipëri, tha të martën një zëdhënës i ekzekutivit të BE-së, raporton ANSA.

Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Kemi kërkuar të marrim detaje të marrëveshjes së migracionit me Shqipërinë,” tha zëdhënësja Anitta Hipper.

Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se cili është saktësisht qëllimi”.

Zëdhënësja theksoi se Komisioni ishte informuar për marrëveshjen para nënshkrimit të saj të hënën. Ajo shtoi se “duket ndryshe” me marrëveshjen që Britania ka me Ruandën për të dërguar emigrantë në vendin afrikan.

Sipas marrëveshjes, Italisë i jepet e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundër-shpërblim.

Zonat që do të jepen në përdorim do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian. Është dakordësuar që numri i migrantëve prezent në zonat e caktuara nuk do të kalojë shifrën 3.000.

RonaTyra

Mësohet se kampet e refugjatëve që do duan të hyjnë në Itali e më tej në Bashkimin Europian do të ndërtohen në zonën e Gjadrit në Lezhë. Ata do mbahen në strukturat pritëse, vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë.

Afati maksimal i qëndrimit të tyre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura. Transporti në territorin shqiptar dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga italianët.

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu